Analisti Artur Zheji, në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’ u shpreh se vendimi i gjykatës për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit.

Gjatë bisedës në studio Zheji u shpreh se në Shqipëri jo vetëm politika, por tashmë duket se edhe ligji anon nga më i forti.

“Tani e bëri fakt vendimin. Ligji në fakt duhet të jetë ligj, zoti Zhukri mesa duket nuk shkon kundër rrymës. Pa që rryma ishte në favor të Grupit të Rithemelimit, u dha edhe dorëheqja e Bashës, pra pamë një mosdakordësi apo veprime emocionale aspak të koordinuara. Mësa duket politika për fat të keq edhe ligji anon nga më i forti. Grupi Parlamentar është shumë i përçarë”, tha Zheji, ndërsa shtoi: Mendoj që ndoshta do të presë ditën e hënë për t’u futur triumfalisht në seli. Në të vërtetë duket sikur dyert e mbyllura të 8 janarit i ndihmuan pasionet që të mos përplaseshin. Tani nuk do të ketë më asnjë rezistencë. Deri dje PD konsideroj partia e vulës, ndërsa sot e cilësojnë si partia e të drejtës. Tani vula me vendimin e Zhukrin kalon tek grupi i Rithemelimit dhe tani presim që Alibeaj të ankohet të thotë nuk është kështu. Ose mund të hyjnë menjëherë pas kësaj mbledhjeje. Dëgjova zotin Alibeaj që do të bëjë kallëzim për shpërdorim detyre, Në historinë e Shqipërisë mund ulkemi në kafe me vrasës serial. Reforma në Drejtësi ka qenë dështim pas dështimi. Mendoj që nuk do të ketë shumë beteja ligjore, pasi në Shqipëri kemi parë që  ligji përshtatet shumë lehtë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb