Përfaqësuesi ligjor i Grupit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso sqaroi procedurën në lidhje me vendimin që dha sot Gjykata Civile e Tiranës, e cila njohu ndryshimet statuore që u prodhuan nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kaso tha për mediat se ky vendim nuk mund të ankimohet nga pala tjetër. Mes të tjerash ai tha se Kuvendi i 18 dhjetorit i thirru nga Basha nuk njihet, pasi ishte një ndër kërkesat e miratuara sot gjykata.

“Nëse do keni kuriozitetin që të shihni vendimet e 11 dhjetorit, një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së 18 dhjetorit. I thirrur nga një kryesi e palogjikshme. Ky vendim është regjistruar. Praktikisht në regjistër është anuluar Kuvendi i 18 dhjetorit. Ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur. Vendimi mund të ankimojë vetëm nga ne. për palët që investon gjykatën. Vendimi është i ekzekutueshëm. S’kemi pse bëjmë ankime kot.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb