TIRANA

Gjykata ka dhënë arrest me burg për efektivin e Policisë, N.H, i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Tre ditë më parë në orë policore në mesnatë polici i ‘Shqiponjave’, N.H qëlloi për vdekje dy herë të riun Klodian Rasha. Pas kësaj ngjarje një valë protestash ka shpërthyer në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë.

Madje kjo ngjarje ka sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj që është pranuar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme. Lleshaj u bë ministri i tretë i brendshëm i larguar nga qeveria Rama në 2 mandate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb