Gjykata e Valencia-s ka rihapur çështjen e trukimeve të sezonit 2010-2011 ku e përfshirë është skuadra e Aramando Sadikut, Levante. Klubi spanjoll është i akuzuar për manipulimin e ndeshjeve dhe gjykata ka marrë vendimin për të hetuar edhe një herë të gjithë lojtarët dhe drejtuesit e atij sezoni, ku jo pak prej tyre edhe sot kanë poste drejtuese në skuadër.

Ngjarja i përket sezonit 2010-2011, kur presidenti i Real Saragozës, Agapito Iglesias, pagoi rreth 1 milion euro në llogaritë e disa futbollistëve, sipas asaj që pretendon zyra e Antikorrupsionit dhe ajo e Taksave në Spanjë. Pak kohë më vonë, këta futbollistë i tërhoqën paratë nga llogaria e tyre dhe ua kthyen drejtuesve. Më pas, nuk ka më asnjë gjurmë mbi atë që u ka ndodhur këtyre parave.
Real-Zaragoza-014
Fakt është që Real Saragoza në ndeshjen kundër Levante-s në atë kohë mori rezultatin e kërkuar, fitoren, duke siguruar mbijetesën, ndërsa lojtarët e klubit valencian kaluan pushimet e verës pa prekur asnjëri thuajse asnjë euro nga llogaritë e tyre bankare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb