Gjykata Administrative ka pezulluar gjobën që Bashkia e Tiranës i vendosi PD-­së, pas protestës së 8 dhjetorit, për dëmet e shkaktuara nga disa protestues si dhe djegien e bunkeri­t-muze prapa Ministrisë së Brendshme.

Pas protestës së 8 dhjetorit të vitit të shkuar, Bashkia e Tiranës i vendosi një gjobë prej 164 mln lekësh të vjetra PD­-së për dëmet materiale që shkaktoi protesta. Mirëpo, në gjobë nuk ishte mbledhur mirë vlera totale, pra ishte bërë një gafë dhe ajo duhet të ishte diku te rreth 192 mln lekë të vjetra.

Gjoba shkaktoi përplasje të shumta politike, ku një punonjës i Policisë Bashkiake, firma e të cilit figuronte në gjobë, akuzoi Veliajn për falsifikim duke mohuar ta kishte firmosur ai Gjobën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: