TIRANE- Gjykata e Lartë, në seancën e djeshme gjyqësore pranoi pjesërisht provat shkencore kundër ish-deputetit demokristian Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, e ndodhur në Belgjikë.

Gjykata rrëzoi dje deklarimet e dëshmitarëve anonimë; kjo pasi legjislacioni shqiptar nuk i njeh si prova dëshmitë anonime.

Këto dy dëshmi që akuzojnë Mark Frrokun për vrasjen e Kurtit janë marrë nga autoritetet belge. Në seancat e mëparshme, Frroku akuzoi për shpifje hetuesit belgë, të cilët po e akuzonin atë për vrasje.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: