SPANJA

Madridi nuk do të shkojë në karantinë të pjesshme pavarësisht shifrave në rritje të COVID-19.

Një gjykatë në kryeqytetin spanjoll ka hedhur poshtë urdhër-vendimin e qeverisë për të çuar 4.8 milionë banorë të Madridit, dhe 9 qytete të vogla përreth në karantinë dhe nuk do u lejohej dalja nga komunat e tyre.

Për më tepër më 12 tetor, të hënën është dhe Festa Kombëtare në Spanjë dhe qeveria e mori këtë masë për mos agravuar më tej situatën me COVID-19. Por për Gjykatën urdhëri i qeverisë është një shkelje e të drejtave themelore të qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb