Gjykata spanjolle ka hedhur poshtë ankimin e këngëtares kolumbiane Shakira për evazion fiskal.
Shakira do të përballet me gjyqin për mashtrim fiskal prej 14 milionë eurosh në Spanjë.
Zyra e prokurorit publik pretendon se artistja ka jetuar në Spanjë për më shumë se gjysmën e vitit në secilin prej tre viteve, përkatësisht për më shumë se 183 ditë. Kjo do të nënkuptonte se ajo do të duhej të paguante tatimin mbi të ardhurat e saj në mbarë botën, në Spanjë.
Megjithatë, Shakira ka theksuar vazhdimisht se rezidencën ku tatohej nuk e ka pasur në Spanjë, por në Bahamas në vitet 2012-2014 dhe vetëm herë pas here ka udhëtuar drejt Spanjës.
Shakira është në një lidhje me yllin e futbollit spanjoll Gerard Pique dhe ka dy fëmijë me profesionistin e Barcelonës. Sipas deklaratave të saj, ajo ka jetuar zyrtarisht në Spanjë që nga viti 2015.