Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të mos vonohet debati dhe votimi në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha se institucionet e Kosovës duhet ta caktojnë datën e mbajtjes së seancës. “Është prerogativë e autoriteteve të Kosovës ta caktojnë seancën e Kuvendit dhe ta themelojnë Gjykatën Speciale. Vendosmëria e Kosovës për ta proceduar këtë çështje nuk duhet të ndikohet nga shtyrje të mëtejme”, tha Kocijançiç.

Sipas saj, Kosova tani hyrë në zotime me Bashkimin Evropian vitin e kaluar kur ka miratuar shkëmbimin e letrave ndërmjet Presidentes Jahjaga dhe ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

“BE ka ofruar tërë mbështetjen e nevojshme dhe në kohë të duhur për autoritetet e Kosovës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit”, u shpreh Kocijançiç.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: