KOSOVE- Në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Kosovës, çështja e Gjykatës Speciale nuk do të diskutohet. Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje shumë të shkurtër në të cilën u vendos që seanca parlamentare e radhës të mbahet të enjten ku do të flitet vetëm për buxhetin e Kosovës.

Sipas Telegrafit, Gjykata Speciale nuk do të jetë në rendin e ditës as të seancës plenare të 16 korrikut. Një ditë më parë, gjatë vizitës së saj në Prishtinë Nuland këshilloi për diskutimin e Speciales.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: