KOSOVA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pasi Gjykata Supreme ia ndaloi përfundimisht kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti deklaroi se nuk e ka vendimin zyrtar, teksa nga ana tjetër i është rikthyer edhe njëherë retorikës politike për zgjedhjet.

Ai ka thënë se ajo datë do të jetë një referendum dhe fitorja e LVV quhet 61 mandate.

“Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vjen në zyrën e VV-së do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do të jetë Qeveri e cila i shërben qytetarit. Më 14 shkurt le ta kemi referendumin i cili punët e mira të pranverës 2020 na i vazhdon. Dilni në zgjedhje secili, ama bash secili sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, ka thënë Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb