Një gjykatë ruse ka urdhëruar Metën të ndalojë menjëherë aktivitetet e Facebook dhe Instagram në Rusi , me arsyetimin e “aktivitetit ekstremist”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi më herët se një gjykatë në Moskë hodhi poshtë një përpjekje të Meta Platforms për të hedhur poshtë akuzat për ekstremizëm kundër saj.

Agjencia raportoi se Meta kishte kërkuar më shumë kohë për të përgatitur qëndrimin e tij ligjor dhe kishte vënë në pikëpyetje autoritetin e gjykatës për të ndaluar veprimtarinë e saj me kërkesë të prokurorëve të shtetit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb