Një gjykatë spanjoll ka paditur këngëtaren kolumbiane Shakira, e akuzuar për mashtrim ndaj autoriteteve tatimore iberike. Kjo thuhet në një komunikatë për shtyp.

Sipas Efe dhe mediave të tjera iberike, prokurori kërkon një dënim total prej tetë vjet e dy muaj ndaj yllit të popit, si dhe një gjobë prej rreth 23.8 milionë euro.

Shakira akuzohet për shmangie të taksave për një shumë prej 14.5 milionë eurosh mes viteve 2012 dhe 2014, vitet e para në të cilën u krijua rezidenca e saj në Barcelonë, ku këngëtarja jetonte me ish-partnerin e saj, futbollistin e Barcelonës Gerard Pique.
(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: