TIRANE- Gjykata e Tiranës ka dhënë pafajësinë për sopranon me famë botërore, Inva Mula. E akuzuar për plagjiaturë dhe e gjendur përballë një padie penale për shkelje të të drejtave të autorit, gjykata është deklaruar në favor të saj.

Këngëtarja e famshme ishte në gjyq me kameramanin Fatmir Çepani, i cili ka filmuar rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991. Ky i fundit pretendonte se sopranoja i kishte shkelur të drejtën e autorit kur kishte përdorur sekuencën e rrëzimit të bustit të diktatorit në klipin e këngës së saj, “Dhuratë për ditëlindje”.

Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artan Gjermeni, të shpallur në 22 qershor në Dhomën Penale të Gjykatës së kryeqytetit, vlerësohej se në veprimet e së akuzuarës Inva Mula nuk ekzistonin elemente të veprës penale për të cilën ishte akuzuar dhe të asnjë lloj vepre tjetër penale.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: