Gjykata Supreme ka refuzuar si të papranueshme kërkesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit në rastin protestave të dhunshme para Komunës Qendër në vitin 2013.

Mediat lokale raportojnë se avokatët sipas detyrës zyrtare nuk kanë pasur autoritet për të kërkuar rishikim të jashtëzakonshëm të një aktgjykimi të formës së prerë.

Këtë ka mundur ta bëjë vetëm një avokat që ka prokurë nga i pandehuri, e një gjë të tillë nuk e ka dhënë Gruevski.

Për protestat e dhunshme para Komunës Qendër në vitin 2013, Gruevski u dënua me një vit e gjysmë burg.

“Sipas aktvendimit të shkallës së parë prej 29.09.2020, kërkuesi për rishikim të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotfuqishëm është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 vjet e 6 muaj për veprën penale – Dhunë nga neni 386 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 23 nga Kodi Penal, gjykim i cili ishte konfirmuar me dënim të Gjykatës së shkallës së dytë prej 10.09.2021”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: