MALI I ZI- Në vazhdimin e sotëm të gjyqit ndaj të akuzuarve për tentim për terrorizëm në Mal të Zi gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është marrë në pyetje dëshmitari bashkëpunëtor, i cili ka thënë se ka refuzuar të kryejë urdhrin e marrë nga një rus për ta vrarë Milo Gjukanoviçin.

Para Gjykatës së Lartë në Podgoricë dëshmitari bashkëpunëtor Sasha Singjeliç deklaroi se e ka refuzuar detyrën që ia ka dhënë shtetasi rus Eduard Shimakov për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç.

“Në të njëjtin çast kur më pyeti unë e dija se nuk kam mundësi ta bëj atë, sepse situata e sigurisë ishte e keqe, e unë s’merrem me kriminelë”, ka thënë Singjeliç, shkruan “insajderi”.

Në seancën e sotme Singjeliç përsëriti akuzat se rusët kanë ardhur me ftesë të partisë opozitare pro-serbe në Mal të Zi Fronti Demokratik, liderët e të cilit janë ndër të akuzuarit për tentativë terrorizmi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: