Jo vetëm Juventusi dhe Interi janë në izolim pas rezultateve pozitive në testet e Daniele Ruganit, që të martën në mbrëmje u bë lojtari i parë i Serie A i infektuar nga COVID-19. Edhe gjyqtari ndërkombëtar Marko Guida, që drejtoi kryendeshjen në “Allianz Stadium”, ka vendosur që të futet në izolim vullnetar në shtëpinë e tij.

Arbitri i ndeshjes, sikundër dhe të gjithë të federuarit e dy skuadrave, nuk e ka bërë tamponin sepse protokolli nuk e parashikon. Bashkë me Guidën kanë vendosur të futen në karantinë dhe Fabio Mareska, gjyqtar i katërt, dhe Ciro Karbone, asistent i linjës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb