TIRANË

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka qenë sërish sot në gjykatë për një tjetër përballje me socialistët. Bëhet fjalë për akuzat ndaj deputetes së PS Klotilda Ferhati dhe bashkëshortit të saj dhe pasurinë e tyre.

Salianji tha sërish sot se do të çojë dokumente në gjykatë që tregojnë sipas tij, se si kompania e bashkëshortit të Ferhatit me një bilanc negativ në 2012 ka shkuar me ardhjen e Rilindjes në 3 mld lekë xhiro.

“Këta duan edhe të zhvasin dhe të vjedhin dhe t’u thuash bravo ju qoftë. Kompania e bashkëshortit të Ferhatit në vitin 2012 ka pasur bilanc negativ thuajse zero. Me ardhjen e rilidnjes ka rilindur dhe kompania dhe xhiroja e kompanisë ka arritur në 3 mld lekë. Kjo është akuza që do ta përballim në gjykatë. Është një rast i mirë që çdo rast çohet në gjykatë për të mos marrë vëmendje mediatike të marrë dhe më shumë”, deklaroi ish-deputeti i PD.

Duke iu referuar çështjeve të shumta ku është i akuzuar, Salianji tha se nuk ka humbur asnjë gjyq dhe se kompania e bashkëshortit të deputetes së PS ka marrë tendera publikë.
“S’kam humbur asnjë gjyq deri më sot. Tendera publikë ka marrë, p.sh. një rast bashkia e Librazhdit. Ky është rasti tipik për të cilin qytetarët shqiptarë janë të bindur”, tha Salianji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb