TIRANË

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ  rrëzoi  vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të gjobitur kreun e kadastrës së Lushnjës dhe deputetin e PS, Bujar Çela për shpërndarjen e lejeve të legalizimit si një veprimtari e ndaluar në prag të zgjedhjeve.

Shpërndarja e lejeve të legalizimit nga persona politikë 4 muaj përpara zgjedhjeve, është një veprim i ndaluar me ligj. Por duket se kjo nuk e trembi socialistin Çela që në faqen e tij facebook, të postojë fotografi teksa u shpërndan banorëve të fshatrave të Lushnjës, lejet e legalizimit. Për Komisionin e Ankesave këto foto nuk provojnë se çertifikatat janë shpërndarë nga deputeti.

“Rrethanat e rastit nuk provojnë shpërndarjen e certifikatave nga deputeti, por ama krijojnë bindjen se ai ka marrë në proces. Nga ana tjetër nuk rezulton e provuar që kryerja e veprimtarisë të jetë bërë në vende të hapura për publikun, në sheshe apo njësi komunitare të zonës, apo mediat të kenë shoqëruar deputetin”.-tha Rusmali.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pa të arsyeshme që t’i hiqte gjobën simbolike prej 1500 lekesh, edhe Kreut të kadastrës së Lushnjës, duke u mjaftuar vetëm me një kërkesë; në aktivitete të tilla të mos ftohen deputetë.

“KAS ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pranimin e ankimit të Arben Qalliut për gjobën, rrëzimin e ankimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për dënimin administrativ të deputetit Bujar Cela, si dhe ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve t’i kërkojë kreut të Kadastrës që deputët të mos ftohen deri në datën e zgjedhjeve në veprimtaritë rutinë. Ky vetim hyn në fuqi menjëherë”- tha Rusmali.

Ndonëse LSI kërkoi gjobë deri 9O mijë lekë, KAS jo vetëm që nuk e mori në Konsideratë këtë këkresë, por i hoqi deputetit edhe gjobën e parë.

Sipas ligjit në momentin kur del leeja e legalizimit, ajo i dërgohet qytetarit në shtëpi me postë dhe jo nëpërmjet personave të tretë.

NJOFTIM

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi Kërkesën Ankimore nr. 01 me objekt “Ndryshimi i Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.7 datë 14.01.2021” me ankues, z. Arben Qalliu dhe Kërkesën Ankimore nr. 02 me objekt “Ndryshimi i Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.7 datë 14.01.2021” me ankues, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në përfundim të shqyrtimit Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ndryshimin e vendimit nr. 7, datë 14.01.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranimin e ankimit të z. Arben Qalliu lidhur me vendosjen e sanksionit administrativ, si edhe rrëzimin e ankimimit Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me vendosjen e sanksionit administrative ndaj deputetit Bujar Çela.

Gjithashtu, KAS vendosi që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të informojë Agjensinë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i kërkojë që, në respektim të standardit të zgjedhjeve dhe neutralitetit të administratës publike, deputetët, deri në datën e zgjedhjeve të mos ftohen në veprimtaritë rutinë të administratës qendrore dhe vendore të tij, të cilat zhvillohen nëpërmjet kontaktit, komunikimit dhe bashkëpunimit me zgjedhësit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb