TIRANË- Është zhvilluar sot tek Krimet e Rënda një tjetër seancë gjyqësore ndaj 9 të pandehurve të akuzuar për rekrutimin e shtetasve shqiptarë në Siri për të luftuar përkrah ISIS.
Njëri prej të pandehurve, Fadil Muslimani ka deklaruar sot në sallën e gjyqit se kur vritet një mysliman është thjesht statistik^, ndërsa kur vritet një qafir, tragjedi.

Edhe pse nuk jemi të sigurt se kë ka etiketuar me qafir, ka shumë mundësi t’ju referohet jobesimtarëve.

Ndërsa imami tjetër, ai i Unazës së re Genci Balla ka kërkuar gjatë seancës zbardhjen e përgjimeve. Sipas tij, “Zbardhja nuk është bërë në mënyrë të plotë. Kërkoj të zbardhet telefonata në janar me Bujar Hysën”.

Edhe gjatë seancave të tjera, Muslimani ka “provokuar” duke predikuar në sallën e gjyqit.

HETIMI
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit në bashkëpunim me njëri­tjetrin kanë rekrutuar një sërë personash, duke realizuar për ta dhe pasojën përfundimtare, dërgimin e tyre në drejtim të Sirisë. Për ta realizuar një gjë të tillë, ata kanë shfrytëzuar bindjet fetare të personave dhe
konkretisht kanë shfrytëzuar besimin fetar mysliman. “Secili nga të pandehurit në këtë veprimtari ka pasur një rol të caktuar. Veprimtaria e të pandehurve ishte e organizuar në mënyrë të tillë disa nga të pandehurit dhe konkretisht i pandehuri Genci Balla dhe Bujar Hysa janë vetëshpallur si imamë dhe në drejtim të ndjekjes së riteve fetare kanë arritur të bindin masën e gjerë me predikimet e tyre”, thekson Prokuroria. Sipas akuzës, Genci Balla ushtronte veprimtarinë si imam në xhaminë e ndodhur tek Unaza e Re në Tiranë.
Ndërsa Bujar Hysa e ushtronte veprimtarinë e tij në xhaminë e ndodhur në Mëzez, Tiranë. Ata dhe xhamitë ku ata ushtronin veprimtarinë e tyre si imamë nuk ishin të miratuar në mënyrë të rregullt si të tillë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Gjatë
predikimeve të mbajtura, Genci Balla tejçonte te personat e pranishëm, sidomos në faljet e ditës së premte, bindje dhe ide të cilat u mbushnin mendjen personave që lufta që bëhej në Siri ishte një kauzë e drejtë, bëhej në emër të Allahut dhe secili mysliman i
devotshëm e ka për detyrë të ndihmojë në këtë luftë. Të njëjtën mënyrë ka përdorur edhe Bujar Hysa me predikimet e bëra prej tij, në xhaminë e Mëzezit apo dhe në xhami të tjera. I akuzuari Gerti Pashja ndodhej në Turqi dhe realizonte në të shumtën e rasteve pritjen e personave që ishin nisur nga Shqipëria për në drejtim të Sirisë, duke bërë shoqërimin e tyre deri në Siri. Në këtë veprimtari kanë ndikuar duke bashkëpunuar dhe të pandehurit Astrit Tola dhe Zeqir Imeri.

JA KUSH JANË 9 TË ARRESTUARIT DHE AKUZAT PËR TA
1.Genci Balla, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja
publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

2.Gert Pashja, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja
publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

3.Bujar Hysa, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

4.Orion Reçi, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

5.Verdi Morava Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

6.Zeqir Imeri, Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

7.Astrit Tola, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’,
parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

8.Edmond Balla, Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.

9. Fadil Muslimani, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: