Gjyqi disa javor mes ish-çiftit të famshëm, Johnny Depp dhe Amber Heard po kthehet në film.

Në fillim të qershorit, gjykata në Virxhinia i dha të drejtë aktorit hollivudian pasi ky i fundit paditi ish gruan e tij, Amber Heard për shpifje. Ai mori më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Ky rezultat gjyqi erdhi një vit e gjysmë pasi Depp humbi një çështje shpifjeje në Mbretërinë e Bashkuar për një gazetë që i referohej atij si “dhunues i gruas”.

Gjykata londineze mbështeti pretendimet e gazetës si “thelbësisht të vërteta” dhe në mars 2021, përpjekja e Depp për ta rrëzuar atë vendim u anulua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb