Gjyqi i ish-kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu me akuza korrupsioni rifilloi në Kuds pas një pauze tremujore.

Kjo është seanca e parë që mbahet që kur Netanyahu u bë udhëheqës i opozitës, dhe e pesta pasi këshilltari ligjor i qeverisë, Avichai Mandelblit, paraqiti një aktakuzë kundër tij në janar 2020, që përfshinte akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

“Gjyqi i Benjamin Netanyahut rifilloi mëngjesin e së hënës në Gjykatën e Qarkut në Kuds” dhe u mbajt pa praninë e tij, njoftoi Kanali izraelit 13.

Seanca e parë dhe e dytë e gjykimit të Netanyahut u mbajtën në maj dhe korrik të vitit 2020. Seanca e tretë dhe e katërt u mbajtën në prill dhe qershor të këtij viti.

Gjykata dëgjoji dëshminë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të faqes së lajmeve izraelite Walla, Ilan Yeshua, gjatë seancës.

Yeshua është “dëshmitar kryesor në Rastin 4000, në të cilin Netanyahu pretendohet se ka abuzuar me pushtetin e tij kur shërbeu si kryeministër dhe ministër i komunikimit nga viti 2014 deri në vitin 2017”, sipas gazetës “The Times of Israel”.

Netanyahu akuzohet se ka përdorur pozicionin e tij në mënyrë që të përfitojë në mënyrë të paligjshme interesat e biznesit të Shaul Elovitch, aksionerit kontrollues të kompanisë së telekomit Bezeq.

Në këmbim, Elovitch dyshohet se i siguroi Netanyahut dhe familjes së tij mbulim pozitiv në faqen e internetit të lajmeve në pronësi të tij, duke përfshirë lejimin e bashkëpunëtorëve të kryeministrit të atëhershëm dhe anëtarëve të familjes për të diktuar përmbajtjet dhe politikën redaktuese.

Pauza tremujore në gjyq erdhi pas kërkesave të prokurorëve për më shumë kohë për të dorëzuar të gjitha materialet e nevojshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb