Partizani është i fokusuar në një tjetër betejë. Si të mos mjaftonin rezutatet zhgënjyese në fushën e lojës, pasojë e një menaxhimi të keq të ekipit kampion, kryeqytetasit janë ndeshur dhe me një problem edhe më të madh: betejën ligjore për çështjen “Çinari”, me FIFA-n që ka penalizuar kampionët e sezonit të shkuar me bllokimin e dy dritareve të merkatos.

Por situata në kampin e kuq nuk është kaq e zezë saç u pa në ditët e para të publikimit të lajmit. Kjo sepse Partizani ka marrë të gjitha masat e duhura për të pezulluar këtë vendim deri në fjalën e fundit që KAS do të japë. Këtë e shpjegon sekretari juridik i Partizanit, Gerald Burba, që për “Balkanweb” ka rrëfyer të gjithë procedurën që kryeqytetasit kanë ndërmarrë për në KAS-in e Lozanës.

“Kemi dorëzuar dosjen e plotë me të gjitha provat përkatëse te apelimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës të vendimit te FIFA-s, per çështjen e ashtuquajtur “Çinari”. Dosja është përgatitur në kohë shumë të shpejtë duke patur parasysh volumin e madh të saj. Është paguar edhe tarifa fillestare e regjistrimit të dosjes në vlerën 1000 franga zvicerane dhe pritet që kostot totale procedurale të na komunikohen nga KAS në vijim. Gjithashtu, siç kemi deklaruar më herët, kemi kërkuar paralelisht edhe pezullimin e efekteve të vendimit përsa i përket bllokimit të 2 sesioneve të njëpasnjëshme të transferimeve në dëm të klubit tonë, deri sa CAS të shpallë vendimin final në lidhje me këtë çështje. Ndaj si fillim pritet të miratohet kërkesa jonë për pezullimin e masës disiplinore, ndërsa sa i takonit çështjes së dëshmpërblimit, ajo pezullohet automatikisht,” thotë Burba.

Më tej ai shpjegon dhe përsenë e pezullimitn të këtij vendimi:

“Duke qenë se plotesohen 3 kriteret kryesore juridike për miratimin e kësaj kërkese, presim që brenda 10 ditëshit të parë të gushtit KAS të shprehet pozitivisht në lidhje me të. Kjo sigurisht që është e domosdoshme për klubin, pasi do të hapte rrugën për drejtorin dhe asistentët e tij për të vijuar projektin per zhvillimin e një merkatoje cilësore në përforcim të mëtejshëm të ekipit, për arritjen e objektivave për sezonin e ardhshëm”, përfundon ai.

Ndaj tifozëria e kuqe është me sytë nga Lozana. Kjo sepse prej këtij vendimi fillestar do të varet dhe krejt projekti i kuq, një i projekt i ri që sheh në krye të tij trajnerit Ilir Daja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb