ITALI

Italia po përgatitet për gjyqin më të madh mafioz ndër dekada për grupin e famshëm kriminal ‘Ndrangheta’.

355 anëtarë dhe zyrtarë të lartë të korruptuar akuzohen për një sërë akuzash dhe nga e mërkura nis ky gjyq i cili do të zgjasë mbi 2 vite.

E gjitha do to zhvillohet në Kalabrinë jugore, e cila njihet dhe si një nga ‘fortesat’ e Ndrangheta-s. Janë gjithashtu 900 dëshmitarë që do të flasin para trupave gjyqësore për implikimin afatgjatë të të akuzuarve.

Disa prej akuzave janë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb