Në një konferencë për mediat, Albana Vokshi u shpreh se në seancën e sotme pajtuese me Ministren e Arsimit Evis Kushi , kjo e fundit tentoi që të tërhiqeshin denoncimet. Vokshi theksoi se kjo nuk mund të ndodhë.

“Mua dhe kolegëve në respekt edhe të grevës së avokatëve që nuk u paraqitën, meqenëse ishte seancë pajtuese ministrja Kushi tentoi që unë të tërhiqja denoncimet e mia, kjo nuk ndodh. Si mundet unë të pajtohem me ministren kur ajo e ka shndërruar arsimin në celulë të PS dhe e ka degraduar arsimin. A mundem unë të pajtohem me Evis Kushin dhe Edi Ramën që mbajnë përgjegjësi ligjore që 208 mijë nxënës dhe studentë janë larguar nga sistemi arsimor këto vitet e fundit dhe kjo tregon plagën e rëndë të vendit. Ne si opozitë do të jemi në krah të tyre duke shprehur mirënjohje dhe unë do i bëja thirrje çdo prindi, çdo studenti të rezistojnë, dhe të bashkohen në protestat që sapo kanë filluar dhe do vijojnë edhe më tej”, tha Vokshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb