TIRANË

Në përfundim të seancës gjyqësore, ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se sot qytetarët e Unazës së Re janë të pambrojtur ndaj edhe e quajti një arsye të fortë pjesëmarrjen në manifestimin e pasdites

“Sot qytetarët shqiptarë janë të pambrojtur dhe kjo është një arsye që sot duhet të jemi në shesh pa flamuj partiakë. Ju e patë edhe te Kongresi që dy orë foli Rama, 3 orë Linda, ndërkohë ku ishin socialistët. Një kongres familjar, sepse ai njeri e sheh pushtetin si dicka personale. Ndërkohë që shkatërron jetën e qytetarëve

Ne do vijojmë të përballemi me padrejtësinë. Unë kam kërkuar se ku është një provë për policin që thonë se unë i kam ushtruar policit. Ndërkohë që kemi foto e video që po dhunohen qytetarët e Unazës së Re, S’kemi asnjë masë ndaj asnjë polici. Pushojnë cështjen e unazës së re dhe nuk pushojnë çështjen këtu, ndaj meje që nuk kanë asnjë provë. Këtu nuk ka lidhje ligji e as drejtësia.

Banorët e unazës së Re po përballen me padrejtësinë. Atje është shkelje e Kushtetutës, aty bëhet për të vjedhur pronat. Banorët do të marrin atë cfarë i takon ky është një pushtet që do të bjerë. Demokracia e drejtësia kanë të bëjë me sakrificën s’është cështje datash. Është sakrificë për të cilën duhet luftuar cdo ditë.” u shpreh Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb