Alexei Navalny, kritiku më i zëshëm i Presidentit Putin në Rusi, e ka akuzuar gjykatësin që është caktuar për ta gjykuar, se është i gatshëm të burgoset për një shekull dhe nuk do të heqë dorë nga parimet e tij.

Prokurorët kanë kërkuar 13 vite burgim për Navalny-n dhe një gjobë rej 8.340 paundësh për të. Shumica e vëzhguesve të këtij gjyqi, kanë thënë se seanca është një mashtrim i madh dhe akuzat janë t motivuara politikisht.

“Nuk më intereson, edhe nëse më jepni 113 vjet”, i tha Navalny gjykatëses, Margarita Kotova. “Nuk do të më trembësh. Rusia është e madhe, ka shumë njerëz në të dhe jo të gjithë janë gati të heqin dorë nga e ardhmja e tyre, e ardhmja e fëmijëve të tyre, në një mënyrë kaq frikacake siç keni bërë ju.”

Navalny po gjykohet në një sallë gjyqi të improvizuar të mbledhur në burgun ku po vuan një dënim prej dy vitesh e gjysmë për akuza të veçanta mashtrimi.
Në rastin e ri, prokurorët pretendojnë se Navalny përvetësoi 3.5 milionë funte në donacione për organizatat e tij politike. Ata e akuzojnë edhe për shpërfillje të gjykatës.

Një dëshmitar i prokurorisë refuzoi të dëshmonte kundër Navalny, duke thënë se ai ishte bërë presion nga hetuesit për t’u paraqitur në gjykatë.
Gjykatat ruse, të cilat kanë një shkallë pothuajse totale të dënimit, nuk konsiderohen të pavarura nga Kremlini, veçanërisht në çështjet e profilit të lartë politik, dhe Navalny pritet gjerësisht të shpallet fajtor.
Navalny është dënuar edhe për shpifje ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore, për të cilën u gjobit me 5900 £.

Leonid Volkov, shefi i shtabit të Navalny, i cili tani ndodhet në Lituani, shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram:
“Dënimi i Alexei Navalny është tashmë i njohur: burgim i përjetshëm. Derisa të mbarojë jeta e njërit prej dy njerëzve: të Navalny-t ose të Vladimir Putinit.”
Figura më e shquar e opozitës ruse për dekadën e fundit, Navalny u helmua gjatë fushatës në Siberi në gusht 2020.

Megjithëse Kremlini mohon të ketë urdhëruar sulmin, Navalny pretendoi se kishte marrë informacione nga burime të afërta.
Ai u arrestua janar të vitit me të mbërritur në aeroportin Sheremetyevo në Moskë.

Navalny sakaq, u ka bërë thirrje rusëve të protestojnë kundër pushtimit rus të Ukrainës, duke e quajtur Putinin “një car të vogël të çmendur”.
“Unë po u bëj thirrje të gjithëve të luftojnë për paqen dhe kundër luftës”, shkroi ai në Instagram dhe Facebook, të cilat që atëherë janë bllokuar nga autoritetet ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb