Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka  zhvilluar një takim me strukturat e selisë blu në Korçë, ku ka bërë të qarta direktivat për protestën që do të zhvillohet para Kryeministrisë më 7 korrik.

Salianji pasi i ka rreshtuar të pranishmëve arsyet përse duhet të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha ka folur edhe për seancën gjyqësore të çështjes “Babale”, ku atij i duhet të ri paraqitet në gjyq.

“Nesër unë do jem aty, do jem i pranishëm në seancë ashtu siç kam bërë çdo herë tjetër. Drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar, nuk hetohen, s’ka përballje por ka akuza ndaj gazetarëve dhe njerëzve që denoncojnë. Unë nesër do jem aty por tani fokusi është te protesta, organizimi i qytetarëve. Shumica e grupit parlamentar ka shprehur qëndrimin se do jetë pjesë e protestës. Alibeaj dhe Bardhi kanë qëndrimet e veta, varet se ku e vendos objektivin dhe fokusin, secili ka arsye për të protestuar kundër Ramës. Qëndrimet e mia janë publike”, u shpreh ai.

FJALA E PLOTE e SALIANJIT:

Jam edhe i gëzuar edhe privilegjuar me një kënaqësi pa masë që thuajse 100% te strukturave drejtuese të PD janë duke pritur që të zhvillohet një takim për organizimin e protestës së datës 7 Korrik. Besoj ka pafundësisht arsye për të protestuar, Korça edhe më shumë pasi po tentohet që te kthehet në një provincë të humbur duke i hequr edhe gjykatën pasi i kanë transferuar pjesën më të madhe të institucioneve dhe po tentojnë ta kthejnë në një çiflig për një grup shokësh dhe miqsh të cilët gjithçka e kanë kthyer në një pronë private dhe duan të kthejnë edhe jetën e qytetarëve te tillë.

Shikoni pak edhe emërimet që kanë bërë së fundmi, kanë zgjedhur një person që blinte vota në zgjedhjet e pjesshme në 2013.

Kanë arsye për të protestuar fermerët të cilët i kanë hedhur produktet e tyre por edhe qytetarët të cilët produktet që hidhen nëpër kanale nga fermerët, në qytet i blejnë me çmime sh të shtrenjta që vijnë nga jashtë duke u pasuruar vetëm një grup oligarkësh lokalë apo qendrorë.

Kanë arsye për të protestuar njerëz që nuk marrin më kempe, ndihmë ekonomike, të papunët, studentët etj. Demokratët janë bashkë për  të protestuar, i bashkojnë 1001 arsye kundër qeverisë.

Nuk ka investime që mbahen mënd në këto vite, nuk dihet kur mbaron rruga Qukës-Qafë Pllocë, janë miliona euro që duhet të shkonin në xhepat e qytetarëve, nuk ka investime në infrastrukture as qytete as fshatra. Besoj që të gjithë pavarësisht ndasive do bashkohen në protestë për të reaguar kundër qeverisë.

Nesër unë do jem aty, do jem i pranishëm në seancë ashtu siç kam bërë çdo herë tjetër. Drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar, nuk hetohen, s’ka përballje por ka akuza ndaj gazetarëve dhe njerëzve që denoncojnë. Unë nesër do jem aty por tani fokusi është te protesta, organizimi i qytetarëve. Shumica e grupit parlamentar ka shprehur qëndrimin se do jetë pjesë e protestës. Alibeaj dhe Bardhi kanë qëndrimet e veta, varet se ku e vendos objektivin dhe fokusin, secili ka arsye për të protestuar kundër Ramës. Qëndrimet e mia janë publike

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb