Ish- deputeti i PD, Klevis Balliu u paraqit sot në gjyqin ndaj tij për protestat tek Astiri për projektin e Unazës së Madhe.

Balliu tha se u ndërrua prokurori i çështjes së tij dhe kjo është bërë qëllimisht për të shtyrë seancën.

Pas disa muajve më parë, sërish shtyhet gjyqi për Balliun dhe sipas tij kjo bëhet për t’i bërë presion përfaqësuesve të opozitës dhe banorëve që mos flasin, ndërkohë që në 2 vite e gjysmë s’ka asnjë të arrestuar për aferën tek Unaza e Re.

Balliu tha se zgjedhjet po trokasin dhe u shpreh i bindur se PD do i fitojë ato së bashku me koalicionin e saj.

”Në Gjykata pavarësisht se vjedhjet i bën qeveria, afera korruptive e Unazës doli, në Gjykata mbeten banorët dhe përfaqësuesit e opozitës. Nuk futen në burgje ata që vjedhin, por banorët. Për procesin duhet të pyesni Prokurorinë. Duan të mbajnë në presion banorët dhe opozitën.

Qëllimisht ndërruan prokurorin për të shtyrë seancën. Policia nuk është gjyq apo prokurori, Policia thjesht njoftohet për protestën. Kemi të bëjmë me sistem hajdutërie. Qytetarëve që mos flasin i bëhet presion që do të futen në burg. 2 vite e gjysmë s’ka një të arrestuar për paratë e vjedhura. Ajo çfarë ka rënëdsi është se sistemi i drejtësisë mbron vjedhjen. Mafiozët dhe kjo qeveri hajdute e kapur me presh në dorë. Kemi limite për qytetarët, për median, por jo për qeevrinë. Sa më shumë të limitohet qytetari, aq më pak drejtësi do të ketë.

Zgjedhjet po trokasin, dhe të jeni të bindur që do i fitojmë që të largojmë këtë bandë kriminale.”- tha Balliu.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb