Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka folur ditën e sotme në Panorama TV për gjyqin për statutin e Partisë Demokratike.

Shehu tha se vendimi do të jetë në përputhje me realitetin që kanë vendosur demokratët.

“Shkalla e parë ka bërë verifikimin. Apeli nuk verifikim. Jam i bindur që nuk mund të merret një vendim tjetër. Do të ishte një marrëzi. Do të ishte një provokacion i dimensioneve të mëdha. Ndaj të gjithë atyre që përbëjnë bazën e PD.

Nuk pres gjë të madhe nga ai gjyq sepse gjërat janë të qarta. Kam besim te gjykatësi që do të gjykojë. Vendimi do të jetë në përputhje me realitetin. Ne po përgatitemi për zgjedhjet dhe aspirojmë të fitojmë në shumicën e bashkive në zgjedhje. PD është e bashkuar dhe këtë e ka treguar gjithë kjo procedurë e kësaj periudhe. Duhet të afrohen sa më shumë të tjerë”, deklaroi Shehu.

Më tej tha  se demokratët janë të bashkuar me përjashtim të disa deputetëve të pavendosur në pozicionet e tyre.

“Nuk ka një problem bashkimi PD-ja. Ka një problem në grupin parlamentar sepse disa deputetë janë si të pavendosur në pozicionet e tyre. I ftoj të dialogojnë mirë me elektoratin e tyre, Një deputet që ndahet nga elektorati humb të drejtën morale për të qenë deputet”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb