TIRANE

Zëvendës kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maksim Qoku ngre shqetësimin se po rrezikohet ngritja e gjykatës së posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për sa kohë që shumë nga gjyqtarët që kanë shprehur interes po rezultojnë mbetës në testin e vettingut.

Vështërësia më e madhe  – sipas tij  – po haset në plotësimin e   trupës së kësaj gjykate ne rang Apeli, pasi nga 11 anëtarë që parashikon ligji, për momentin vetëm gjashtë të tillë, mund të ushtrojnë funksionin, edhe pse pjesa më e madhe nuk janë përballur me institucionet e rivlerësimit.

I pranishëm në tryezën “Ecuria e reformës në drejtësi”, organizuar nag koalicioni “Drejtësi për të gjithë”, Qoku kërkoi ngritjen sa më parë të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, pasi në mungesë të tij, ndaj njerëzve të drejtësisë që kryejnë shkelje, nuk mund të urdhërohet nisja e hetimit disiplinor.

Qoku u ndal gjatë edhe tek problematika e gjykatës së lartë, ku procesin për plotësimin e vendeve vakante në këtë institucion e cilësoi si tejet delikat. Sipas tij emërimi i katër anëtarëve të parë jogjyqtarë në gjykatën supreme do të ndihmojnë në uljen e stokut të dosjeve të mbartura ndër vite.

Në fjalën e tij, Qoku analizoi edhe punën e bërë nga qeveria e gjyqësorit dhe sfidat me të cilat u përball institucioni që konsiderohet ndër më të rëndësishmit të krijuar në kuadër të reformës në drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb