Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë me shumcë votash drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomon. Ky i fundit më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

Hetimi administrativ i gjyqtarit Çomo është realizuar për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Në skedën e pasurisë të publikuar nga media rezultonte se Çomo ka paqartësi në deklarimin e nje pjese te te ardhurave që lidhen me dhënien me qera të një pasurie të paluajtshme. Kryesisht raportet mediatike thonë se pjesën kryesore të të ardhurave të gjyqtarit e zënë pasuri të trashëguara, por ka paqartësi në lidhje me deklarimin e tyre në deklaratat e pasurive të disa viteve me pare. Këto paqartësi pasurore u vunë re edhe tek raporti i Inspektoriatit të deklarimit të pasurive, por me sa duket gjithcka është sqaruar në seancën e sotme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb