Pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi se një njeri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha është pritur në zyrë nga gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen e statutit të PD-së, vjen një reagim nga Grupi Rithemelues.

Përmes një mesazhi për mediat, Grupi i Rithemelimit e ka cilësuar deklaratën e Bardhit një sulm kërcënues ndaj gjyqtarit, ndërsa nesër është vendosur që të mbahet seanca gjyqësore. Drejtore e Komunikimit e Grupit të Rithemelimit, Florjana Garo, paralajmëron përballje të Bardhit me ligjin.

REAGIMI
Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.
Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit.
Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj.

DEKLARATA E BARDHIT SOT NE “FRONTLINE”
Gjyqtari nuk ka dosje dhe kanë caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësuar të Berishës. Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtaqri i ka thënë burgur hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. randaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb