Janë marrë vendimet e fundit disiplinore për ndeshjen e javës 24 të Serie A. Dy ndeshje skualifikim për Bastonin, një për Hernandez, Zaniolo dhe trajnerin Simone Inzaghi. Këto janë ndër të tjera vendimet e gjyqtarit sportiv bazuar në ditën e fundit të kampionatit të Serisë A.

Dy ndeshje ndalese Bastonit “sepse në fund të garës pati një shprehje fyese drejtuar zyrtarëve të ndeshjes, duke e përsëritur dy herë këtë qëndrim, pavarësisht ftesës për të qëndruar i qete”.

Hernandez, i përjashtuar në derbi, ka marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh, përveç raundit të skualifikimit, “për qëndrim provokues ndaj tifozëve kundërshtarë”. Inzaghi gjithashtu duhet të ndalojë pas derbit.

Trajneri i Interit, gjithashtu i gjobitur me 15 mijë euro, u sanksionua “për shkak se në fund të ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, iu afrua gjyqtarit shprehje të rënda mosrespektuese ndaj të njëjtit”. Edhe Lautaro Martinez merr një gjobë 10 mijë euro pasi u konfrontua me Theo Hernandez dhe pati madje edhe tension mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb