Dje kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e aksionit për ujin e pijshëm dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme. Ndërkohë, ai paralajmëroi se do të vendosen sahate për puset. Kjo deklaratë solli reagime, mes tyre edhe të gjyshes së aktorit të humorit, Bes Kallaku, Ija, e cila është kthyer në një personazh tashmë të dashur për publikun.

Pjesa dyte e indimjit te Ijes. Hahaahahahah

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on


Kjo e fundit ka ironizuar vendimin e kryeministrit, ndërsa në dy videot e publikuara nga Besi, ajo i bën thirrje Ramës që t’i sjell ujë në shtëpi dhe mos të merret me pusin që ka 50 vjet që është ndërtuar. “Ça ke me pusin tim ti? Na sill një herë ujin tek shtëpia të keqen nëna. Pusi ka 50 vite që është bërë. E hapa para se të le ti”, thotë Ija.

Pjesa pare. Osht indinju Ija se dun me ja bo pusin me mates. Hahaahhaa loooottttt

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb