Rosanna Davison është një nga yjet e shoubizit, modele e Playboy, aktore, këngëtare dhe mbretëreshë bukurie në Irlandë.

Por Rosanna Davison ka rrëfyer një sekret që ka bërë bujë në media. Gjyshja e saj, prej nga ka marrë shumë në karakter, stërviste spiunët shqiptarë gjatë Luftës së Ftohtë.

Maeve dhe i shoqi i saj, gjyshi i Rosanna-s, koloneli Charles Davison ishin pjesë e operacionit “Vlera”, një përpjekje top-secret për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri.

“Mendoj se Rosie ka trashëguar nga unë etikën e fortë në punë, vendosmërinë dhe dellin e pavarur. Ajo e di se çfarë do”, tha Maeve.

Madje modelja e Playboy-t duket se është frymëzuar nga gjyshja, që ka bërë një jetë të mahnitshme si trajnuese spiunësh, që të bëhet vegjetariane.

Rossana gjithashtu eshte vajza e kengetarit te njohur Chris de Burgh.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb