GREQI

Një rast i rëndë kriminal ndodhi në Greqi, ku një gjyshe 89 vjeçe u vra nga disa grabitës, të cilët kishin hyrë në banesën e saj për ta grabitur. Pesë persona janë vënë nën hetim për vrasjen e bujshme të gjyshes Ziros. Kjo e fundit ka ndërruar jetë në spital, pas goditjeve fatale që ka marrë prej hajdutëve që shkuan në shtëpinë e saj.

Gjyshja ndërroi jetë fatkeqësisht nga dhuna barbare e grabitësve, ndërsa policia greke ka më tepër material në dorë tashmë, për shkak të ndihmës që ka dhuruar një shqiptar 34 vjeç, me banim në Heraklion.

  • foto galeri

Shqiptari ka deklaruar në polici se kush dyshon se janë grabitës, pasi ata i kishin bërë ftesë që edhe ai të merrte pjesë në skenën makabre, raportojnë mediat greke.

Pak përpara se shqiptari të fliste, autoritetet greke dyshonin në tre persona, por nuk kishin informacion të detajuar. 34-vjeçari shqiptar ka dorëzuar biseda të regjistruara dhe telefonata me grabitësit, që ndër të tjera i kishin bërë ftesë që të ishte edhe ai pjesë e vjedhjes. Pesë grabitës të dyshuar e vranë gjyshen 89-vjeçare, pasi e goditën keq në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Ata synonin që t’i merrnin asaj paratë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb