Trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro, analizoi ndeshjet e javës së 17-të të “Abissnet Superiore” në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba në Neës24. Duro u ndal te derbi dhe vlerësoi qëndrueshmërinë e Tiranës, por kishte rezervat e veta në lidhje me golin e vetëm të takimit.

Sa i përket Dinamos, analisti i njohur i futbollit theksoi se blutë janë paraqitur më mirë në dy ndeshjet e para të këtij viti dhe beson se do të vijojnë më mirë në pjesën e mbetur të sezonit me këtë ritëm.

Për Laçin, Duro pohoi se i vjen mirë që drejtuesit më në fund përmendin titullin, e rëndësishme është të ecë kështu dhe në fund të bëhen llogaritë. Ndërsa te Vllaznia sheh eufori, duke përmendur se ky fenomen duket që nga angazhimet me disa emisione si “Big Brother”.

Duro analizoi edhe Partizanin, që edhe pse ka qenë aktive në merkato më shumë se të tjerët, shumë pak janë vënë re ndryshimet në fushën e lojës, të paktën në dy ndeshjet e para.

Tirana – “Ne e kemi diskutuar shumë herë që Tirana ka fituar të gjithë derbit dhe kur i fiton të gjitha të rrit në të gjitha aspektet si personalitet skuadre. Ndeshja e djeshme nuk ishte si fitoja e kaluar me Dinamon, por ishte shumë e barabartë si ndeshje, duket një ndryshim te Dinamo në raport me skuadrën e parë.

Patjetër një fitore me meritë e Tiranës ndaj Dinamos, nuk është skuadër e bukur në aspektin sulmues e agresivitet, por ka treguar ekuilibër në fazat e lojës, është skuadrës që ka pësuar gola më pak, ka lojtarë të rrezikshëm në sulm që të godasin. Por loja ka qenë totalisht e barabartë, e luftuar, në plan taktik më shumë, dukej që do të përfundonte me një episod, kush shënonte do të fitonte ndeshjen, shënoi Tirana dhe fitoi, me meritë patjetër.

Tirana nuk kishte pse të ndryshonte, ka kontingjentin e duhur në të gjithë repartet, mungesa e Ngoo u zëvendësua me Da Silvën, i sprovuar me Kastriotin. Por nuk ka gjendjen që ka pasur dhe nuk është njëlloj të kontribuosh me Kastriotin e me Tiranën, janë skuadra me objektiva të ndryshëm dhe performanca në fushë është e ndryshim.

Kurse në pjesët e tjera, Tirana ka një mesfushë që luan shumë dhe ai që krijon ekuilibrat, Toli, është një treshe shumë e mirë. Pika e referimit në të gjitha aspektet sulmuese është Seferi, por një nga elementët kryesore që alternohen mirë është Xhixha i cili ka qenë me shumë rendiment në aspektin e realizimit.

Tirana ruajti distancën me Kukësin e Laçin, nëse arrin rezultat pozitiv me Kukësin, Tirana bëhet shumë e rrezikshme. Ajo është skuadër me personalitet e autoritet, nuk besoj se do të ndodhë ajo që ndodhi me Vllazninë, që bëri distancë e pastaj humbi titullin. Tiranën vështirë që ta rikuperojnë të tjerët”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb