Real Madrid kërkon të nis një cikël të ri, lojtarët aktual, pjesa më e madhe e tyre janë në moshë të madhe, lojtarë që kanë fituar gjithçka në vitet e fundit, për këtë arsye drejtuesit e klubit po mendojnë për të riformatuar edhe një herë grupin aktual. Në Spanjë vijojnë të insistojnë se presidenti Perez ka gjetur akordin paraprak me Erling Haaland, por në të njëjtën kohë nuk kanë hequr dorë as nga ëndrra e tyre më e madhe, Kylian Mbappe.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, për të arritur tek sulmuesi francez, Real Madrid do të nxjerr në shitje jo pak por gjashtë lojtarë. Në merkato janë Isco, Marcelo, Mariano Diaz, Odriozola, Jovic e Ceballos. Nga shitja e këtyre gjashtë lojtarëve, Reali shpreson të fitojë një shumë të mjaftueshme për të ulur sa më shumë kostot e transferimit të Mbappe. Madridi pritet të jetë një qendër e rëndësishme e kësaj merkatoje vere pasi afrimi i mundshëm i Mbappe apo Haaland mund të ketë një tjetër efekt domino, mund të largohen edhe lojtarë të tjerë si Benzema.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb