TIRANË

Pedagogët kanë dalë sërish sot në protestë duke i kërkuar qeverisë plotësimin e kërkesave të tyre.

Pedagogu i arteve Harri Aleksi tha se kërkesat janë jo vetëm legjitime, por edhe të vonuara dhe se i gjithë sistemi lëngon.

“Ne gjeneratat e pedagogëve të rinj mbështesim peticionin. Kërkesat janë jo vetëm legjitime, por edhe të vonuara. Sistemi lëngon sepse financimet për arsimin shkurtohen.
Kërkimi shkencor është lënë me më pak se gjysmën e financimit të kërkuar. kërkimi shkencor rrit cilësinë e mësimdhënies. Kërkimi shkencor ndikon dhe në sistemin e literaturës që i shërben studentit.
Unë jap lëndën e arteve dixhitale, ky zhanër nuk ka literaturë në Shqipëri.
Z. Kryeministër ju keni deklaruar për ne pedagogët se nuk e meritojmë rritjen e rrogës. Unë gjysmën e rrogës sime të pamerituar çdo muaj e shpenzoj për literaturë. Marr literaturë ekstra. Nuk e di se ç’duhet të bëj tjetër për merituar rrogën.
Nëse flasim për meritën, unë mendoj se puna juaj lë shumë për të dëshiruar sa i përket ministrave të emëruar me plagjiaturë. Mos vallë keni parasysh ministra të kabinetit tuaj kur thoni se pedagogët nuk e meritojnë rrogën?
Duhet të qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona. Jemi këtu për gjërat që meritojmë dhe na mohohen”, tha pedagogu i Arteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb