ANGLI-Kur fansat braktisin Glastonbury, një nga festivalet muzikorë më të rëndësishëm të Europës dhe të Botës, ajo që mbetet është një vend i mbushur me mbeturina.

Në mes të barit dhe baltës, që edhe këtë vit nuk i ka kursyer 135 mijë pjesëmarrësit, në qytetin e vogël të Somerset në Angli, mbeten mijëra shishe e qese plastike, veshje dhe çanta.

Në edicionin e 2015 në skenë janë ngjitur artistë të njohur rok, pop dhe hip-hop, ku ndër më specialët ka qenë Dalai Lama.

Në fund, pas një natë të paharrueshme të Who, kanë mbetur vetëm mbeturinat, por edhe puthjet e atyre, që në Festival kanë gjetur dashurinë dhe përqafimet e një miku të ri. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: