PRISHTINE – ​Seanca gjyqësore kundër aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët po akuzohen për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009, është shtyrë për 16 mars për shkak të mungesës së dëshmitarëve, të cilët janë kryesisht policë.

Vendimin për shtyrjen e seancës e dha gjyqtari Vesel Ismaji.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në këtë seancë gjyqësore, tha se rastin për të cilin po gjykohen ka prapavijë politike.

Kurse, Dardan Molliqaj tha se ai aksion politik ishte i drejtë dhe i qëlluar, pasi nuk ka drejtësi në Kosovë.

Konjufca, Molliqaj, dhe disa aktivistë tjerë të cilët po akuzohen për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009.

KosovaPress/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: