Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha spitalet në vend, publik e privat, janë në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar nga Covid 19.

FIA Hospital në Elbasan po ashtu ka vënë në dispozicion të gjithë ambientet e saj moderne, me aparaturat e teknologjisë së fundit, në dispozicion të kësaj situate.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja ishte pranë FIA Hospital për të falenderuar për gatishmërinë e saj në plotësimin e të gjithë kushteve në rast domosdoshmërie.

FIA Hospital aktualisht ka 12 aparatura respiratore të cilat janë në dispozicion në rast se do të jetë e nevojshme në luftë kundër kësaj pandemie.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit falenderoi gjithashtu Ambasadën Franceze dhe Aleancën Franceze në Elbasan të cilët ndihmuan bashkinë me 400 maska për frontin e dytë të luftës.

400 maskat dhuratë do të shkojnë për Policinë Bashkiake, zyrat që funksionojnë me sportele, personelin e terrenit që po shpërndan ndihmat ndaj qytetarëve etj.

Administratori i FIA Hospital, Ardjan Palloshi vuri në dukje se e gjithë struktura e këtij spitali është në dispozicion në pritje të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: