Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet në SHBA, për një vizitë pune disaditore.

Ai udhëtoi në Washington DC, me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në ditën e parë të vizitës, Nano takoi në Washington DC,  ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Floreta Faber.

Gjithashtu, Gledis Nano është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

Qëllimi i takimeve që Drejtor Nano po zhvillon me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: