“Globe Soccer Awards”, më 29 dhjetor do të vlerësoj më të mirët e vitit, jo vetëm futbollistët por dhe trajner, menaxher, drejtor sportiv dhe shumë kategori të ndryshme. Në edicionin e 11-të, në Dubai mes emra shumë të njohur do të jetë edhe Igli Tare.

All'olimpico Vigilia Di Juventus Lazio Finale Di Tim Cup Igli Tare (tedeschi(
All’olimpico Vigilia Di Juventus Lazio Finale Di Tim Cup Igli Tare (tedeschi(

Ish mesfushori i famshëm i Kombëtares, drejtor Sportiv i Lazios, garon për çmimin e drejtorit sportiv më të mirë të vitit sëbashku me disa emra të njohur si Andrea Berta, Eric Abidal, Marc Overmars dhe Michael Edwards. Pasi u shpall një vit më parë si drejtori sportiv më i mirë i vitit në Serie A, për Taren ky është një tjetër vlerësim.

Ronaldo
Ronaldo

Në kategorinë e futbollistit më të mirë të vit gjejmë emrat e C.Ronaldos, Leo Messit, Bernardo Silava dhe “pokeri” i Liverpool, Momo Salah, Mane, Alision dhe Virgil van Dijk.

Kloop
Kloop

Në garë për trajnerin më të mirë të vitit gjejmë emra si Allegri, Klopp, Erik ten Hag apo Fernando Santos i Portugalisë. Në garë për çmimin e agjentit më të mirë të vitit janë dy emrat e njohur Jorge Mendez, Mino Raiola dhe Frederico Pastorello.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb