TIRANE

Në një prononcim të shkurtër për mediat, shefja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover tha pas takimit me kreun e PD në Tiranë, se në fokus të bisedës ishin rekomandimet në raportin për zgjedhjet.

Glover nuk ka dashur të japë shumë informacione rreth takimi ndërsa theksoi se takimet do të vijojnë përgjatë ditëve në vijim.

“Ka patur një keqkuptim dhe nuk ka qenë qëllimi për të patur një konference për shtyp. Bëhet fjalë për raportin ku mbahen rekomandimet të cilat i kemi diskutuar dhe do të vijojmë t’i diskutojmë. Jemi duke bërë diskutime, faleminderit që erdhënt takimi do të vijojë nesër e pasnesër, por nuk do të ketë një konferencë për shtyp. Nuk kam asgjë për t’ju thënë ju sot, në ditët në vijim do të merrni një informacion të mëtejshëm” u shpreh Glover.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb