TIRANE – Yjet e futbollit përfitojnë shifra marramendëse, si nga rrogat me klubet respektive, ashtu edhe nga kontratat sponsorizuese. Por, nëse prej lojtarëve ende aktivë, mund të pyesësh se kush ka më shumë pasuri, “Goal.com” ka zbuluar listën. I pari është Kristiano Ronaldo.
Përveç përfitimeve nga fusha e sportit dhe reklamat, portugezi ka investuar edhe në prona të patundshme, një klub nate, por edhe një aplikacion për celularë. Pas tij, vjen rivali i përjetshëm në fushë, Lionel Mesi. Ky i fundit, gjithashtu është një biznesmen shumë aktiv. Përpos disa kompanive që zotëron apo i drejton i vëllai, investimi kryesor ka të bëjë me një resort gjigand në Rosario. Treshen e mbyll edhe futbollisti më i ri në listë, Nejmar.
Braziliani ka të gjitha premisat që të kalojë Ronaldon dhe Mesin pas disa vitesh, për shkak të popullaritetit dhe kontratave të shumta sponsorizuese. Ndonëse nuk është aktiv në fushën e biznesit, vetëm në vitin e kaluar kalendarik u pasurua me plot 35 milionë euro, duke qenë imazhi i Kupës së Botës.
Ndërkohë, është kontraktuar nga pjesa më e madhe e gjigantëve të marketingut. Zlatan Ibrahimoviç është treguar mjaft i zgjuar në përzgjedhje, duke llogaritur edhe faktin që është bërë partner biznesi me miliarderin Dan Olfson, duke investuar në programe kompjuterike dhe aplikacione për telefona.
Gjithashtu, ai shndërroi një kishë në mes të Stokholmit, në kompleks banimi. Dhjetë më të pasurit i mbyll Frenk Lampard, që mund të cilësohet një nuhatës i shkëlqyer në fushën imobiliare, falë investimeve të suksesshme me shitblerjen e pronave të patundshme.
(er.nu/panoramasport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: