Pedagogu Ervin Goci tha se protesta për Teatrin Kombëtar është protestë politike dhe çështja është politike. Duke folur në protestën para SPAK, Goci tha se denoncimet për Teatrin ishin bërë para shembjes dhe mosreagimi i SPAK solli ato vendime.

“Kemi qenë në godinë kur jemi sulmuar. Shteti përdori dhunë, përdori forcë. Jemi njerëz që jetojmë si azilantë. Protesta është politike, vijmë në statusin e qytetarëve shqiptare. këto denoincime i kishim bërë më para. Këto reagime kanë ardhur pasi SPAK nuk ka reaguar në kohë. Tani e ka detyrën dysfish. Ne do sjellim kallëzime të tjera. Çështja është politike. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë që çështja është thellësisht politike dhe qytetarëve shqiptarë e kanë të qartë dhe nuk e kanë ndërmend të tërhiqen. Ne e kemi vënë sloganin tonë duam drejtësi për liri”, deklaroi Goci.

Ai tha se po çohen materiale të Teatrit Kombëtar për t’u djegur në inceneratorë. duke iu kërkuar prokurorëve të reagojnë shpejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb