Në një vend si Shqipëria është e vështirë që klubet e futbollit, sidomos ata që luajnë në Kategori të ulëta, të gjejnë sponsora. Në këtë mënyrë deri pak kohë më parë, shumë prej skuadrave mbanin në fanelat e tyre emrat e disa prej kompanive të basteve. Por pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon bastet sportive në vend dhe reklamimin në çdo lloj forme të tyre, shumë prej klubeve u detyruan të gjejnë sponsora të rinj.

49206616 379808925912633 8185795005718200320 N
49206616 379808925912633 8185795005718200320 N

Nuk ishte një punë e lehtë, por KF Maliqi, skuadra që luan në Kategorinë e Dytë ia ka dalë mbanë duke arritur marrëveshjen me një klub striptizmi që ushtron aktivitetin e tij në qytetin e Korçës. Me krenari lojtarët kanë pozuar me fanelat e reja që mbajnë të stampuar logon e këtij lokali me “pullë të kuqe”, ndërsa sipas sponsorit të ri shpërblimi nuk do të jetë në financa, por në “natyrë”.

52033779 2236317303090943 4208155703321296896 N
52033779 2236317303090943 4208155703321296896 N

“Platinum promovon jetën e shëndetshme sportive dhe argëtimin. Kënaqësi që KF Maliqi mban logon tonë. Ekipi përfiton argëtim falas pas çdo fitoreje. Suksese Çuna!”, shkruhet në llogarinë e lokalit në “facebook”. Me sponsorin e ri Maliqi debutoi me fitore në sfidën e luajtur në dielën, çka do të thotë selojtarët e kanë marrë “shpërblimin” e parë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: