Ylli botëror, Kim Kardashian ka nisur një romancë të re me Pete Davidson. Mediat po aludojmë se Kardashian po bie në dashuri me komedianin 27-vjeçar.

“Ai e bën të ndihet mirë dhe është e lumtur për këtë që po i ndodh”, thanë burimet pranë 41-vjeçares.
Miqtë e saj duan që Kim Kardashian të argëtohet dhe të jetë e lirë, pasi zeshkania seksi paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj prej gati 7 vitesh, Kanye West, në shkurt.

Çifti ka katër fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Burimet thanë se Kim është gjithmonë e buzëqeshur dhe e lumtur përkrah Davidson, pasi ky i fundit e bën të qeshë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb